“Kemi bërë merkato pa bujë, por duam Superioren”, drejtori i klubit të Kategorisë së Parë hedh kandidaturën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 22:46

“Kemi bërë merkato pa bujë, por duam Superioren”, drejtori i klubit të Kategorisë së Parë hedh kandidaturën

Dibranët kanë programuar një tjetër miqësore për sot, ata do të ndeshen me Tërbunin, ku trajneri Klevis Dalipi do të shohë më mirë gjendjen e ekipit dhe do të testojë prurjet e reja. Drejtori sportiv i Korabit, Fehmi Mziu, për “Panorama Sport” thotë:

Fehmi Mziu stadiumi Korabi

“Kemi ruajtur 80% të ekipit që mbylli sezonin e kaluar, duke rinovuar kontratat me shumicën prej tyre. Kemi bërë edhe afrime, pasi kemi synime për ngjitjen në Superiore. Gara do të jetë tepër e vështirë dhe ne i kemi nisur përgatitjet shpejt. Kemi bërë merkato pa shumë bujë dhe kemi luajtur edhe 4 ndeshje miqësore.

korabi

Kemi barazuar me Partizanin dhe Skënderbeun, jemi mundur nga Kastrioti dhe kemi fituar me Korabin e Dibrës së Madhe. Nesër (sot) luajmë me Tërbunin. Jemi në pritje të hedhjes së shortit të kalendarit”. Së fundmi me Korabin ka rinovuar edhe Alen Kopaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"