“Kemi bërë lëvizjet e duhura në merkato, 4 skuadra pretendente për titullin”, drejtori Arapi: Ja pse Teuta nuk e “kopjon” dot Skënderbeun e lavdishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 19:33

“Kemi bërë lëvizjet e duhura në merkato, 4 skuadra pretendente për titullin”, drejtori Arapi: Ja pse Teuta nuk e “kopjon” dot Skënderbeun e lavdishëm

Ish-kapiteni i Teutës, Renato Arapi, tashmë në rolin e drejtorit sportiv, foli para sfidës që durrsakët do të zhvillojnë ndaj Partizanit, teksa në një lidhje direkt për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

bandicam 2021-09-10 19-26-15-528

“Kemi bërë lëvizjet e duhura për të zëvendësuar siç duhet ata që kanë ikur. Superkupa ishte një tregues i mirë. Edhe lojtarët që kanë ardhur duan kohë të përshtaten.

Që kur erdha te Teuta, objektivi im ishte të dilnim kampion. Në vitin e parë nuk dolëm, në të dytën fituam Kupën dhe Superkupën në të tretën shyqyr Zotit ja arritëm. Mendova se ishte momenti i duhur për ta mbyllur me futbollin e luajtur. Është e vështirë sepse del nga rutina, por kam filluam të ambientohem, nuk kemi ç’bëjmë, duam s’duam do të ambientohemi.

Tek të gjitha ekipet ka pasur goxha lëvizje. Me aq sa kam parë, Teuta, Tirana, Partizani, ndoshta edhe Vllaznia do të jenë pretendente.

Pse nuk e bën më asnjë ekip kampion atë që bënte Skënderbeu duke marrë më të mirët?

Ky duhet të jetë objektivi i çdo ekipi, gjë që nuk ka ndodhur, nuk e di pse. Për Teutën kam thënë që duhet të jetë fillimi i një cikli. Ndikon edhe pjesa e buxhetit. Skënderbeu kishte buxhet 2 milionë euro. Skënderbeu kishte çfarë ofronte. Topin do e shkelmoj drejt portës kundërshtare si gjithmonë”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"