“Kemi bërë gabime”, Tetova pas kualifikimit: Nuk ishim në nivelin e duhur, kërkoj më shumë impenjim nga lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 15:12

“Kemi bërë gabime”, Tetova pas kualifikimit: Nuk ishim në nivelin e duhur, kërkoj më shumë impenjim nga lojtarët

Egnatia është kualifikuar në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, edhe pas barazimit 1-1 që mori me Skënderbeun në Rrogozhinë. Pas sfidës ka folur edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

50

“Markimi në mesfushë ishte i dobët nga ana jonë, ne bëmë gabime tona. Kemi humbur shumë topa, në mesfushë dhe në sulm. Pothuajsë çdo top ishte i humbur dhe këto vijnë si pasojë e ndeshjeve të ngjeshura. Ne do të luftojmë në të dyja frontet shpresoj të shkojmë sa më larg me Kupën pasi mundësia është, por ne do fokusohemi në kampionat me ndeshjen e radhës. Kemi 20 lojtarë në dispozicion, thjesht kërkoj më shumë impenjim nga lojtarët që u paraqitën sot në pjesën e parë. U munduam të bëjmë një farë rotacioni, por që nuk ishim në nivelin e duhur”, u shpreh Tetova gjatë një prononcimi për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"