“Kemi bërë blerje të goditura, do na ndihmojnë”, Egbo: Kemi shanse të kualifikohemi ndaj Dinamos së Tbilisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 9:56

“Kemi bërë blerje të goditura, do na ndihmojnë”, Egbo: Kemi shanse të kualifikohemi ndaj Dinamos së Tbilisit

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, pas ndeshjes miqësore me Pogradecin, ku fituan 3-0, dukej shumë optimist për të ardhmen. Për “Panorama Sport”, numri një i stolit të Tiranës u shpreh:

eGBO

“Kjo ndeshje na shërbeu për të parë aspektin tonë fizik dhe psikologjik, si dhe për të parë edhe ambientimin e afrimeve të reja. Jam i kënaqur deri diku, sepse kishte gjëra pozitive kjo ndeshje. Duke parë lojën dhe afrimet, por edhe kohën në dispozicion, besoj se i kemi shanset për t’u kualifikuar në ndeshjen me Dinamon e Tbilisit ku do të japim 100%-shin tonë.

Me lojtarët e afruar jam i kënaqur, sepse ne edhe i kemi ndjekur ata më përpara dhe prandaj vendosëm t’i marrim në skuadër. Edhe afrimi i fundit, Najdovski, është një lojtar me nivel dhe do të na shërbejë për ndeshjen në Europë”, mbylli Egboja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"