“Kemi 4 ndeshje që nuk fitojmë”?! Habitet Broja: Luajtëm mirë, ishalla më thërret Kombëtarja A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 18:50

“Kemi 4 ndeshje që nuk fitojmë”?! Habitet Broja: Luajtëm mirë, ishalla më thërret Kombëtarja A

Sulmuesi Armando Broja është një nga më të dalluar te Kombëtarja e Shpresave. 18-vjeçari i cili aktivizohet te ekipi i moshave të Çelsit, foli për mikrofonin e “RTSH” pas humbjes 0-4 ndaj Austrisë ku u shpreh:

bandicam 2019-09-09 18-03-02-186

“Franca ishte ekipi i mirë, nuk dinim çfarë t’iu bënim atyre. Deri në minutën e 75-të kemi qenë 1-0. Kemi mbrojtur shumë mirë. Bëmë çfarë na tha Bushi. Sot luajti më mirë ekipi jonë. Krijuam më shumë shanse se ata. Nuk deshtë të futej topi. Golat e pësuar ishin shumë të keq.

Kemi 4 ndeshje që nuk fitojmë? (Habitet). Epo kemi mungesa. Mungojnë lojtarë të fortë si Kallaku. Kur të vijnë ata do të bëjmë ekip të fortë dhe do fitojmë. Kombëtarja A? Nuk e di! Me këmbë në tokë! Të vazhdoj të stërvitem. Ishalla më thërrasin.

Duhet të luajmë më mirë. Nuk është problem goli. Fusha është e keqe. Do vijnë edhe golat. Duhet të luaj më mirë”, u shpreh Broja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"