Këlni mbyll shkollat më herët prej huliganëve serbë, Ivani i “tmerrshëm” disa orë në polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 19:39

Këlni mbyll shkollat më herët prej huliganëve serbë, Ivani i “tmerrshëm” disa orë në polici

Policia gjermane në qytetin e Këlnit është mobilizuar që ditën e djeshme për të menaxhuar më së miri ndeshjen e Ligës së Europës mes skuadrës së qytetit dhe serbëve të Crvena Zvezdës. 5000 tifozë serbë udhëtuan drejt Gjermanisë për të ndjekur këtë takim dhe policia angazhoi 2300 policë për të shmangur përplasjet mes huliganëve vendas dhe atyre miq.

2,w=993,q=high,c=0.bild

Rreth 1200 nxënës të shkollave pranë zonës ku do të qëndronin tifozët serbë janë lejuar të shkojnë në shtëpi më herët se orari zyrtar i përfundimit të mësimit për të parandaluar incidente të mundshme gjatë marshimit të mbështetësve të Crvena Zvezdës.

2,w=993,q=high,c=0.bild (1)

Gjithashtu dje në mbrëmje policia e Këlnit ka arrestuar 8 huliganë nga Beogradi, mes tyre edhe Ivan Bogdanov, i njohur ndryshe si Ivani i “tmerrshëm”. Ata janë mbajtur në polici për disa orë me qëllim ndalimin e kryerjes së veprave të palejuara nëpër qytet. Megjithatë ata u liruan disa orë para fillimit të ndeshjes dhe normalisht do ta ndjekin takimi nga stadiumi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"