Kejn vesh “petkun” e gjeneralit para Kroacisë: Kemi ende një llogari të hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 21:18

Kejn vesh “petkun” e gjeneralit para Kroacisë: Kemi ende një llogari të hapur

Herri Kejn thotë se An glia është e vendosur për ta mbyllur me sukses Botërorin rus dhe shpreson që ngritja e papritur e trofeut të Kupës së Botës të frymëzojë edhe brezin e ardhshëm. Sulmuesi i Totenhemit do të bëhet futbollisti i parë që udhëheq “Tre Luanët” si kapiten në një gjysmëfinale, që prej Terri Baçërit në 1990, kur ai të mbajë shiritin ndaj Kroacisë të mërkurën.

Kejn as nuk kishte lindur kur skuadra e Sër Bobi Robsonit humbi në mënyrë dramatike ndaj Gjermanisë Perëndimore pas ekzekutimit të penalltive në Torino, por synimi i tij është të përsërisë suksesin e vetëm të Anglisë, arritur në tokën e saj gjysmë shekulli më parë. Ai ka takuar legjendën e asaj finaleje, Sër Xhef Hërst dhe është i ndërgjegjshëm se ai është vetëm një javë larg prekjes së një trofeu, që shumë mendonin se nuk do të ndodhte përsëri. “Është fantastike të takosh çdo hero të 1966-ës, sepse kjo të frymëzon.

herri kejn

Natyrisht që ka kaluar shumë kohë që kur Anglia ka bërë mirë në një turne të rëndësishëm. Si futbollist dhe si profesionist, e di që unë kam një detyrë, brenda dhe jashtë fushe, të frymëzoj njerëzit dhe fëmijët që po shohin këtë turne. Është fantastike, sepse unë isha një nga ata fëmijë që ëndërroja të luaja për Anglinë. Kështu që jam shumë krenar që jam këtu tani dhe po udhëheq këtë skuadër. Askush nuk do të shkojë ende në shtëpi. Të gjithë duan ta mbyllin këtë punë deri në fund. Jemi një hap larg ndeshjes më të madhe për një futbollist”, tha 24-vjeçari.

Sauthgejt – Trajneri është i bindur se Anglisë së tij do t’i rezervohet një respekt edhe më i paharrueshëm sesa ai i “Tre Luanëve”, kur u shpallën për herë të parë dhe të fundit kampionë bote në vitin 1966. Ishullorët po shkëlqejnë në Rusi dhe janë vetëm një hap larg finales së Moskës nëse do të kalojnë pengesën kroate. Por, Sauthgejt mendon se “Luanët” e tij mund të bëhen të pavdekshëm dhe suksesi i tyre mund të konsiderohet edhe më i madh se ai i skuadrës së Sër Alf Ramsejt 52 vite më parë. “Ne kemi folur dhe e kemi prekur shkurtimisht skuadrën që fitoi, sesi ata kujtohen ende dhe respektohen”, tha trajneri i Anglisë gjatë një interviste për “FIFA-n”.

“Kjo ndodhi në fillim kur ne u mblodhëm për herë të parë së bashku me lojtarët dhe u përpoqëm t’u shisnim atyre vizionin e asaj që ishte e mundur dhe asaj që kërkonim të arrinin në terma afatgjatë. Ne kemi pasur aktivitete në disa prej vendeve ku legjendat e Anglisë kanë qenë apo kur një rruge në kampin e kombëtares “St George’s (Park)” iu vendos emri për nder të Sër Alf. Unë kam takuar disa prej atyre lojtarëve dhe e dimë ekzaktësisht sesi respektohen, por ndoshta në botën e sotme moderne atmosfera do të ishte edhe më e çmendur. Mediat sociale dhe gjithçka tjetër sot janë diçka globale dhe më diktuese”, nënvizoi 47-vjeçari.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"