Kejn premton: Dy gola kundër Interit që të hesht kritikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 12:18

Kejn premton: Dy gola kundër Interit që të hesht kritikët

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë. Në orën 18:55 është rezervuar një supersfidë për grupin B mes Interit dhe Totenhemit. Sulmuesi i anglezëve, Herri Kejn e sheh këtë një mundësi të mirë për të heshtur kritikët.

lukas kejn

Ai ka shënuar vetëm 2 herë në 5 ndeshje në Premier Ligë. “Jemi pretendent dhe kjo është e pamohueshme. Do të provojmë të bëjmë mirë. Ndihem në formë dhe nëse nuk do të isha, trajneri nuk do të më kishte aktivizuar. Shpresoj që të shënoi 2 gola kundër Interit në mënyrë që të heshtin këto kritika. Nuk luajtëm ndaj Liverpulit, por duhet ta përdorim atë takim si kritikë dhe të pasqyrojmë fuqinë tonë ndaj Interit”, përfundoi sulmuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"