Keidi Bare u grumbullua me Shqipërinë, Malaga kërkon shtyrjen e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 16:41

Keidi Bare u grumbullua me Shqipërinë, Malaga kërkon shtyrjen e ndeshjes

Keidi Bare u grumbullua nga Edi Reja, për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë kundër Turqisë dhe Moldavisë.keidi bare

Megjithatë ky grumbullim nuk i ka bërë mirë klubit të Malagës, ekip në të cilin aktivizohet lojtari shqiptar. Malaga do të luajë në këtë fundjavë me Kadiz, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11 në La Liga2.

Tek spanjollët mungojnë shumë lojtarë, për shkak se janë grumbulluar me kombëtaret e tyre. Në këtë situatë drejtuesit e Malagës, kanë kërkuar tek Federata Spanjolle e Futbollit, që ndeshja e fundjavës të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak të mungesave të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"