Keidi Bare në modë, tjetër ofertë e bujshme për mesfushorin e Kombëtares

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 14, 2020 | 19:04

FB Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit

Keidi Bare në modë, tjetër ofertë e bujshme për mesfushorin e Kombëtares

Ofertë e bujshme! Për Keidi Baren nuk mjaftojnë as 1.5 milionë euro. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit është për momentin lojtari më i vlefshëm i Malagës, jo vetëm për kontributin në fushën e lojës, por mbi të gjitha edhe në tregun e transferimeve. 

keidi bare

Së fundmi, Malaga po kalon vështirësi të mëdha ekonomike dhe ditë pas dite, në adresë të shqiptarit vijnë interesime për të përfituar nga situata. Mirëpo, Malaga reziston për të dytën herë ndaj Rajo Vajekanos.

OFERTA 

Skuadra spanjolle e Rajo Vajekanos është prej javësh e interesuar për shërbimet e Keidi Bares. Pak ditë më parë, në adresë të shqiptarit, skuadra spanjolle bëri një ofertë prej 500 mijë eurosh për të siguruar shërbimet e tij.

bare

Skuadra e Malagës, me gjithë problemet ekonomike që po kalon, refuzoi dhe nuk e pranoi këtë ofertë, duke pretenduar shumë më shumë për kartonin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Së fundmi, Vajekano nuk është dorëzuar. Dje, mediat pranë skuadrës së Malagës kanë bërë me dije se në adresë të kësaj të fundit ka ardhur një ofertë tjetër zyrtare. Vajekano ka ofruar 3-fishin, pra 1.5 milionë euro për shërbimet e mesfushorit fierak.

 REFUZIMI 

Ashtu si herën e parë, edhe dje nga skuadra e Bares përgjigjja ka qenë e njëjtë: Refuzohet oferta dhe shifra është e pamjaftueshme. Forma mjaft e mirë e Keidi Bares ka bërë që drejtuesit të hezitojnë për të hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit.

Bare

“Plani i klubit është për ta përforcuar skuadrën dhe jo dëmtuar atë”, ka deklaruar Riçard Shahin. Interesimi në adresë të Bares është edhe nga skuadra të tjera spanjolle, ndaj deri në fund të merkatos, mund të priten zhvillime.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com