Keidi Bare e mbyll me Malagën, zbulohet skuadra e ardhshme e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 0:00

Keidi Bare e mbyll me Malagën, zbulohet skuadra e ardhshme e mesfushorit

Keidi Bare do të ndryshojë ekip, por jo kampionat. Mesfushori i Kombëtares ka arritur marrëveshjen për kalimin te Espanjoli, i cili këtë sezon militon në La Liga2. Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen për transferimin për 2 milionë euro, shkruan “AS”.

bare

Sipas burimit të sipërpërmendur Bare është përshëndetur me shokët e ekipit te Malaga dhe është larguar, për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e Espanjolit, që si objektiv ka ngjitjen në elitën e kampionatit spanjoll.

Gjithashtu nga marrëveshja mes Espanjolit dhe Malagës do të fitojë edhe Atletiko Madridi, që zotëronte 20% të kartonit të lojtarit, teksa pritet që në arkat e madrilenëve të derdhen 400 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"