“Ke kafe turke aty”, lojtarët pas pjesës së parë shkojnë në dyqan dhe marrin fara kungulli. Ja pikantet e Flamurtari-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:27

“Ke kafe turke aty”, lojtarët pas pjesës së parë shkojnë në dyqan dhe marrin fara kungulli. Ja pikantet e Flamurtari-Bylis

“Panorama Sport” sjell momentet pikante në ndeshjen e djeshme të luajtur në stadiumin “Flamurtari”:

pjesa e dyte 

-Sinan Idrizi e ka ndjekur ndeshjen e djeshme nga tribuna, në shoqërinë e presidentit të Bylisit, Kapllanaj.

-15 minuta, Edmond Liçaj shfaqet pranë vendit ku qëndrojnë delegati dhe vëzhguesi. Një prej anëtarëve të bordit e fton të ngjitet.

-Një prej specialistëve të Policisë së Rendit e ka ndjekur takimin për disa minuta mes pankinës së Flamurtarit dhe vendit të delegatit.

-Në mes të pjesës së parë ka ndalesë për ujë. Dikush flet: “U dogjët”.

-I riu Balilaj do të zëvendësonte Muçollarin e dëmtuar. Sapo arbitri bën gati tabelën, bie fërshëllima e gjyqtarit për fundin e pjesës së parë.

-Muçollari gjakoset në gju. Del me barelë dukshëm i gjakosur.

-Në përfundim të së parës Gocaj e Nebiu shkojnë në dyqan, blejnë ujë dhe fara kungulli.

-10 kafe për tribunën në përfundim të pjesës së parë. Idrizi thërret kamerierin: “Ke turke aty? Më sill ndonjë”. -Emiljano Gaston teksa zëvendësohet nga Peçi, në dalje duket i mërzitur. Nuk shkon në pankinë, por drejt dhomave të zhveshjes.

-Hidi gjuan penalltinë, duartrokitet në fushë dhe në pankinë. Trajneri Troisi replikon me Dovedan dhe diçka i thotë edhe gjyqtarit.

-Në minutat shtesë Hidi shkon në afërsi të mesit të fushës për t’u folur lojtarëve të Bylisit që ishin në afërsi të portës vlonjate. Por ky veprim ka sjellë reagimin e presidentit Kapllanaj që i bërtet nga tribuna. “Hidi, ik rri aty! Ik! Dhe një pikë bën punë”.

-Pas shënimit të golit nga Malçi në minutat shtesë, presidenti i Bylis, Kapllanaj, ngrihet në ajër teksa fluturon nga gëzimi.

-Qarri shkon te gjyqtari kryesor në përfundim të ndeshjes, duke i thënë se ka dhënë më shumë minuta në realitet nga çfarë akordoi (5). Tension në tribunë, ofendime ndaj gjyqtarit pas ndeshjes, ndërsa administratori Idrizi ndërhyn duke u thënë që të qetësohen.

-Futbollistët e Flamurtarit kanë qenë dje në tension psikologjik. Në minutat e fundit lojtarët e Bylisit u kanë thënë “Pse luani?”. Këtë fakt e konfirmon pjesa më e madhe e futbollistëve të kuqezinjve. Po ashtu, ka pasur edhe një debat mes Mockës dhe Muratajt. Ky i fundit mësohet se është ankuar për vonesën e lojës. Por portieri i vlonjatëve i ka thënë që nuk ka asnjë vonesë, por thjesht ai ishte i dëmtuar. -Pas ndeshjes presidenti Kapllanaj zbret në fushë. Qëndron për disa minuta me trajnerin Dovedan dhe stafin teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"