Kavani përshëndetet me skuadrën, gati të zyrtarizohet tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 13:06

Kavani përshëndetet me skuadrën, gati të zyrtarizohet tek…

Edinson Kavani është gjithnjë e më pranë Atletikos së Madridit. Sipas “Jugones”, PSG-ja e ka zhbllokuar operacionin dhe klubi bardhekuq ka bërë ofertën 15 milionë euro për sulmuesin uruguaian. Ekipi francez ka hapur dyert për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen dhe kalimi i sulmuesit në Madrid do të ishte i menjëhershëm. 

kavani

Mediat gjithashtu raportojnë se vëllai i futbollistit, njëkohësisht menaxheri i tij ka mbyllur marrëveshjen me klubin prej disa ditësh dhe “El Matador” Kavani do të firmosë për 2 vite e gjysmë. Golashënuesi më i mirë i historisë së PSG-së ka humbur vendin e titullarit në muajt e fundit dhe tani që Tuhel ka Ikardin duket shumë e vështirë për të fituar sërish protagonizmin.

Në këtë sezon, Kavani ka humbur 20 ndeshje për arsye dëmtimi dhe po kalon orët e fundit si lojtar i PSG-së. Në javët e fundit ai ka refuzuar të grumbullohet nga trajneri Tuhel dhe kjo tregon se dëshira e tij për t’u larguar është e madhe. Mediat gjithashtu raportojnë se Kavani është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe tani po pret thjesht kalimin në Madrid. Në këtë mënyrë, Diego Simeone do të kishte një armë të fortë në sulmin e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"