Katër vite pa punë dhe 24 ndeshje si trajner i parë, kjo është karriera e teknikut të ri të Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 19:42

Katër vite pa punë dhe 24 ndeshje si trajner i parë, kjo është karriera e teknikut të ri të Kamzës

Pavarësisht shkëlqimit që ka pasur si futbollist, Vierkovud, që me shumë mundësi do të jetë në krye të skuadrës së Kamzës, nuk ka shkëlqyer në stolin e skuadrave që ka drejtuar. Mjafton të përmendim faktin se hera e fundit që ishte në stolin e një skuadre, ka qenë katër vite më parë, pra, në vitin 2014.

Trajneri

Në atë kohë, italiani drejtonte Honvedin në Hungari, ku qëndroi vetëm 11 javë në krye të skuadrës, me një mesatare prej 1.11 pikësh për ndeshje. Kjo solli edhe shkarkimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Pas atij momenti, Vierkovud ka qëndruar pushim dhe tashmë duket se për 59- vjeçarin ka ardhur sërish koha që të nisë nga puna, në Kategorinë Superiore në vendin tonë.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar edhe Katanian, Fiorentinën dhe Triestinën, por bashkë me aventurën te Honvend, në total, sipas statistikave të “transfermarkt”, i bëhen vetëm 24 ndeshje në drejtimin e ekipeve. Gjithsesi, do të shihet sesi do të jetë ecuria e tij në krye të skuadrës së Kamzës, nëse emërimi do të kryhet.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"