Katër vite pa fitore në shtëpi kundër Kukësit, Tirana mendon për të mundur nënkampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 12:45

Katër vite pa fitore në shtëpi kundër Kukësit, Tirana mendon për të mundur nënkampionët

Tirana është duke menduar vetëm për Kukësin. Ndonëse kampionati është shtyrë një javë, bardheblutë mendojnë vetëm se si të mundin nënkampionët. 

kukesi tirana

Në fakt, bardheblutë nuk fitojnë me Kukësin brenda në fushën e tyre prej 1 nëntorit 2015. Bardheblutë kanë më shumë se katër vite që nuk e mundin skuadrën kuksiane në shtëpinë e tyre.

Ekipi problem të vetëm ka Ngonë, i cili vazhdon të stërvitet, por problem ka gjurin. Dëmtimi i vjetër i anglezit në Kategorinë e Parë duket se është kthyer kronik dhe analizat e fundit kanë konfirmuar dyshimet e mjekëve të Tiranës.

Gjatë gjithë sezonit të kaluar Ngoja vuajti problemet me gjurin dhe këtë sezon është pikërisht ky dëmtim që nuk po e lë të shfaqet në më të mirën e mundshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"