Katër vite në “Anfield”, Klop heroi që po rikthen lavdinë e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 23:37

Katër vite në “Anfield”, Klop heroi që po rikthen lavdinë e Liverpulit

Telash të madh” e quajti ai. Të gjithë mikrofonat, të gjitha kamerat, turma e gazetarëve, shiu i bliceve. Mediat e botës ishin ngjeshur në sallën e “Anfield” më 9 tetor 2015, kur Jyrgen Klop po bënte prezantimin. Ai foli për 30 minuta, duke u thënë njerëzve se ishte “Normali” dhe ishte krenar që ishte bërë trajneri i ri i Liverpulit.

jurgen klop

Pasi iu përgjigj pyetjeve të panumërta të stacioneve televizive, gjermani u zhvendos në suitën numër 7 për të folur me gazetat britanike. Gazetarëve iu komunikua se koha me Klopin ishte e kufizuar. Ai nuk kishte as 24 orë në qytet dhe kishte vizituar qendrën stërvitore “Melwood”, vendin e tij të ri të punës.

Një natë më parë, pasi fluturimi i tij privat nga Dortmundi ishte ulur në orën 17:30, ai e kaloi kohën në “Hope Street Hotel”, ku u takua me stafin e klubit. Në atë konferencë të shkurtër, ai nxori nga goja rreth 2 mijë fjalë, duke përsëritur se donte ta shikonte skuadrën çdo herë të “fitonte atë dreq topi”: “Kam parë 3 ndeshje deri tani. Në atë kundër Sionit, patë shumë probleme, sepse kishte presion ndaj lojtarëve.

Duhet të punojmë që ata të ndihen mirë. Nuk pashë argëtim në asnjë fytyrë dhe kjo nuk është mirë. Atmosfera në stadium është e mirë, por askush nuk po e shijon veten”. Njohuritë e tij për Liverpulin atë ditë nuk ishin shkencore, por Klop dinte dy gjëra: atmosfera brenda stadiumit nuk ishte e favorshme për një skuadër që të shpërthente dhe ai kuptoi se esha e asaj fanelle ishte shumë e rëndë për disa lojtarë që ai kishte trashëguar për të punuar.

Rezultatet më të mira që Liverpuli arriti në muajt e parë të mbretërimit të tij ishin të gjitha në transfertë, një fitore 3-1 ndaj Çelsit, 4-1 ndaj Sitit. Ai rreshtoi skuadrën përpara tifozëve për t’i duartrokitur pas një barazimi 2-2 ndaj Uest Bromit në dhjetor 2015, për çka u përqesh. Prej atëherë, atmosfera brenda stadiumit ka ndryshuar tërësisht. Po, Liverpuli po luan futboll të mrekullueshëm, por Klop e ka bërë këtë të mundur.

Tani “Anfield” ka edhe një herë tjetër atmosferë. Ata nuk janë mundur në shtëpi prej prillit 2017 në Premier Ligë. “Nuk dua të blej një futbollist 100 milionë. Gjëja më e mirë është të kesh një lojtar dhe të mund ta shesësh 100 mln”. Liverpuli ka investuar shumë gjatë këtyre 4 viteve. Por edhe ka shitur lojtarë mbi 100 mln: shiti Kutinjon te Barcelona në janar 2018 dhe me ato para transferoi Alisonin dhe Van Dajkun.

Ai mund t’i nevrikosë lojtarët herë pas here, por askush nuk e vë në dyshim fjalën e tij. Pavarësisht se në stol e shikon aq të apasionuar, ai është një njeri që analizon, pastaj vepron. Për këtë arsye ekipi i beson me verbëri. Ai fjalimi frymëzues në “Hope Street Hotel” mëngjesin e gjysmëfinales kundër Barçës në maj, kur u tha lojtarëve se ai besonte te përmbysja, është prova më e fortë. Ai donte të ndërtonte një skuadër që të gjithë ta kishin frikë dhe tani që renditet në krye të Premier Ligës me 8 fitore në kaq javë, ai është lëshuar drejt titullit të parë kampion pas 30 vitesh.

E shtypi butonin “restart” në 17 tetor 2015, me barazimin 0-0 ndaj Totenhemit. Më 1 qershor 2019 u realizua ëndrra e tij e të pasurit një ekip special, duke ngritur trofeun e Champions-it ndaj të njëjtit ekip. Do të vijë një moment që ai do të largohet, pa dyshim. Por nëse ka një vendim më të rëndësishëm në historinë moderne që drejtuesit e Liverpulit kanë marrë, ai ishte t’ia besonin skuadrën e Brendën Roxhersit Jyrgen Klopit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"