Katër strategë për Kupën e Botës, “fenomenët” që zëvendësuan Mesin, Ronaldon dhe CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 9:34

Katër strategë për Kupën e Botës, “fenomenët” që zëvendësuan Mesin, Ronaldon dhe CO

Katër liderë për një Kupë Bote. Katër “regjisorë” shumë të zotët në menaxhimin e “aktorëve” dhe në gjetjen e dritës së duhur për të kuruar detajet në maksimum, në dhënien e “lustrës” së duhur edhe atyre yjeve disi kapriçozë, por gjithmonë duke i bindur që të qëndrojnë në vendin e tyre, në vendin e duhur ku mund të japin më të mirën, gjë që nuk dinë ose më saktë nuk arritën ta bënin të gjithë. Dhe shembulli më i mirë për këtë ishte Horge Sampaoli i Argjentinës…

ENTRENADORES SEMIFINALES FRANCIA BELGICA e INGLATERRA CROACIA

Didier Deshamp dhe Roberto Martinez; Zllatko Daliç dhe Garet Sauthgejt… E tillë do të jetë radha e hyrjes në skenën e gjysmëfinaleve të këtij Botërori… Mjaft të rinj në moshë, të vendosur dhe mbi të gjitha vendimtarë. Vetëm prezenca e Deshampit në këtë kuartet gjeneron pak surpriza sepse forca e Francës, e cila ka muskuj, klas, eksperiencë dhe opsione pa fund, është evidente.

Dhe natyrisht që arritja në gjysmëfinalen botërore, pas dështimit të finales europiane në shtëpi (kundër Portigalisë, dy vite më parë), kjo ishte më e pakta, më saktë një detyrim për blutë. Por gjithsesi, edhe ata duhej të vuanin, mbi të gjitha i është dashur të vuajë Didier Deshampit, i cili përndiqej nga hija e Zinedin Zidanit pas çdo hapi fals që mund të bënte. Ata që vijnë si “outsider”, si surprizë, në katërshen më të mirë botërore janë Garet Sauthgejt dhe Zllatko Daliç.

Trajneri anglez ka merita që liroi nga “zinxhirët” e skepticizmit dhe presionet luanët e tij. Ndërsa trajneri i Kroacisë, zotëria “Askushi”, i thirrur në detyrë papritur, dukej se do ta mbante këtë post vetëm sa të mbyllte eliminatoret negative të ballkanasve, përpara mbërritjes së tij, por kritikët e tij papritur u bënë “memecë”.

Detyra e Daliçit ishte e njëjtë me atë të Roberto Martinezit, sepse Kroacia dhe Belgjika kishin shumë talent nga mesfusha e lart dhe pak kritere në mbrojtje. Daliç dhe Martinez do i duhej të kishin të bënin më “gjinkallat” e futbollit europian, por arritën që të vendosnin rregull në dy kombëtare që shpenzonin shumë dhe shpeshherë kapriçoze dhe plot sherre brenda grupit.

DhmA7BUW0AAb-PN

Çështje gjuhësh, etnish së kryqëzuara, karakteresh të fortë dhe të dobët. Por ata të dy shkuan drejt në rrugën e tyre dhe janë ata që ngjasojnë më shumë mes tyre: Martinez la jashtë skuadre Razha Naingolanin, i adhuruar nga tifozët për shpirtin prej luftëtari… Daliç dërgoi në shtëpi Nikola Kaliniçin, pak ditë pas startit të turneut dhe zgjodhi që ta luajë këtë aventurë qoftë edhe me një lojtar më pak dhe pak resurse në pankinë.

Zllatko vuri bast me veten mbi qetësinë e grupit dhe e fitoi atë. Nëse do të ishin në botën e kinemasë, atëherë katër “regjisorët” që duan të fitojnë çmimin “Oskar” në Botërorin rus do t’i krahasonim me: Deshamp, që di të dialogojë me çdo lloj theksi në frëngjisht, edhe me ata të lagjeve më të thella të periferive transalpine, do të ishte Martin Skorceze, një trajner që ka ditur të flasë dhe di të flasë për persona shumë të ndryshëm mes tyre, por gjithmonë di që t’i verë dakord mes tyre.

Sauthgejt do të ishte Alfred Hitçkok, falë të gjitha finaleve thriller që ka ofruar dhe e meriton, për të mos folur pastaj për elegancën e jelekut të tij shumë “british”. Martinez do të ishte Baz Luhrman, ai që të dhuron fishekzjarrët e Mulin Ruzhit. Ndërsa Daliç do të ishte një Ron Hauard, ai Riki Kaningam, të cilit askush nuk i jepte asnjë qindarkë. Por ka ardhur deri këtu, më pas ku i dihet…

PËR INFORMACIONE MË TË HOLLËSISHME RRETH SECILIT TRAJNER LEXONI VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"