Katër skuadra të Superiores në fushë, Skënderbeu mposht Laçin. 2 gola vendosin Kastrioti-Apolonia, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:57

Katër skuadra të Superiores në fushë, Skënderbeu mposht Laçin. 2 gola vendosin Kastrioti-Apolonia, ja rezultatet

Janë mbyllur dy ndeshjet miqësore mes 4 ekipeve të Superiores, të cilat u luajtën ditën e sotme.

apolonia kastrioti (1)

Në Fushë-Krujë u luajt ndeshja mes Kastriotit dhe Apolonisë, me të dyja skuadrat që u ngjitën këtë sezon në Superiore. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku për fierakët shënoi Mehmeti në minutën e 23’, ndërsa për ekipin e Nderut shënoi Da Silva në minutën e 30’, ndërkohë që me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja.

skenderbeu

Ndërkohë në “Tropical Resort” në Durrës, u luajt miqësorja tjetër mes Laçit dhe Skënderbeut. Edhe këtu pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Ndërsa në të dytën korçarët shënuan me Pusin në minutën e 47′, avantazh të cilin e ruajtën deri në fund.

Ft| Kastrioti-Apolonia 1-1

Da Silva 30’/ Mehmeti 23′

Ft| Skënderbeu-Laçi 2-1

Mensah 17′, Rrapaj 47’/ Teko 15′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"