Katër skuadra në garë për titullin, Superliga pa favoritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 11:22

Katër skuadra në garë për titullin, Superliga pa favoritë

Superliga e basketbollit të meshkujve ka hyrë në një fazë mjaft interesante, pas ndeshjeve të javës së 6-të ku 4 ekipe kryesojnë me pikë të barabarta. Në krye të renditjes, Teuta, Tirana, Vllaznia e Partizani, kryesojnë me nga 10 pikë secila, duke e bërë tepër interesant kampionatin.

tirana-basket-djem-festojne-700x394

Skuadra e Teutës ka për momentin pikavarazhin më të mirë (+75), i takon të mbajë dhe kreun momental, ndërkohë që në vendin e dytë, sipas pikavarazhit, renditet Tirana (+73),  në të tretin Vllaznia (+59) dhe të katërtin Partizani (+47). Sigurisht, që kjo renditje e këtyre 4 skuadrave do të jetë përcaktuese edhe për fazën e “playoff”-it, që do të zhvillohet në përfundim të 4 fazave. Me sa duket do të jenë pikërisht këto 4 ekipe, që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

superkupa-660x330

Dy skuadrat e tjera, Kamza dhe Barleti, do të jenë dy skuadrat për mbijetesën. Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e javës së 7-të me superndeshjen e Shkodrës, Vllaznia-Partizani. Ka kohë që klubi i Tiranës, nëpërmjet menaxherit të përgjithshëm të shoqatës “Tirana” pranë klubit të basketbollit, Anxhelo Koleka, ka disa kohë që ka apeluar lidhur me takimin e derbit Tirana-Partizani, ndeshje që është dhënë në tavolinë 20-0 për Partizanin, duke i hequr ekipit të Tiranës edhe pikën e humbjes.

Ai shpjegon: “Absurditet i federatës, ajo po punon me dy standarde, pasi në një rast tjetër të ngjashëm, Tirana-Vllaznia, ku tifozët janë gjakosur, ndeshja u përsërit pa tifozë, ndërsa në ndeshjen e derbit, edhe pse rasti është shumë herë më i zbutur, Tirana u masakrua, vetëm për dy kapsolla në fushë. Prandaj, kërkojmë nga kjo federatë, të na kthejë një përgjigje.” shprehet Anxhelo Koleka.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"