Katër shqiptarë përballë njëri-tjetrit në Parma-Napoli, por vetëm njëri e nis titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 12:22

Katër shqiptarë përballë njëri-tjetrit në Parma-Napoli, por vetëm njëri e nis titullar

Napoli nis sot sezonin e ri në transfertën e Parmës. Ndeshja fillon në orën 12:30 dhe trajnerët e dy ekipeve kanë zbuluar formacionet zyrtare.

napoli

Kështu Hysaj do ta nisë si titullar ndeshjen e parë të sezonit me Napolin, në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërkohë që Rrahmani e nis nga stoli. Në skuadër ka vend edhe për Kulibalinë, me gjithë lajmet për një largim të mundshëm. Sulmi i është besuar treshes Insinje, Mertens dhe Lozano.

Tek Parma nga fillimi nuk do ta nisë Dermaku, që është lënë në stol. Ndërkohë që me emilianët është grumbulluar edhe lojtari tjetër shqiptar, talenti 19-vjeçar Redi Kasa, i cili luan në mesfushë. Në sulm për Parmën do jetë dyshja Kornelius dhe Inglese që do përpiqen ti bëjnë keq Napolit.

jkl

jkldgs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"