Katër raste dhune në një muaj, futbolli shqiptar në kolaps

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 15:27

Katër raste dhune në një muaj, futbolli shqiptar në kolaps

Nga Kategoria Superiore, në të parën dhe më pas te të rinjtë. Në harkun kohor të një muaji, futbolli shqiptar është përballur me raste skandaloze që kanë vënë në rrezik edhe jetën e trajnerëve apo lojtarëve.

Incidente

GJOKA

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, një muaj më parë u sulmua fizikisht teksa kishte përfunduar stërvitjen. Nehat Folja ishte 19-vjeçari që figuronte i regjistruar në FSHF si lojtar, por nuk kishte lidhje me trajnerin.

gjoka

Ai sulmoi fillimisht me grushte teknikun dhe pasi ky i fundit u vetëmbrojt, nxori një thikë. Për fatin e mirë nuk arriti ta përdorte, pasi ndërhyrja e kapitenit Lika dhe disa personave të tjerë, rezultoi efikase.

KRAJA

Rreth dy javë pas sulmit ndaj trajnerit Gjoka, po në Shkodër ka ndodhur një tjetër incident me trajnerin e Vllaznia B, Ervis Kraja. Këtij të fundit i janë çarë gomat e makinës, gjë e bërë publike nga vetë ai.

elvis kraja

Kraja u shpreh se nuk kishte konflikte me askënd dhe nuk e dinte nëse ky veprim kishte lidhje me punën e tij në krye të stolit të ekipit të dytë shkodran. Gjithashtu, në lidhje me këtë çështje nuk ka pasur të shoqëruar.

KËRCËNIMI

Skuadra e Vllaznisë B ka qenë pjesë e një tjetër incidenti që ka ndodhur javën e shkuar kur luante ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Korabit.

Isufi

Trajneri Kraja denoncoi kërcënimet e bëra nga drejtori i klubit të Korabit, Fehmi Mëziu në drejtim të kapitenit Enes Isufi. “Mëziu na ka kërcënuar. Lojtarëve u thoshte se do u fus plumbin. Një turp për atë person. Hynte në fushën e lojës sa herë të donte, gjithashtu i bënte presion edhe gjyqtarëve. Do ta kallëzojmë në polici”, kanë qenë fjalët e Krajës pas asaj ndeshjeje.

MEMELLI

Ndërsa rasti më i fundit është ai i sulmit që i është bërë dje trajnerit të Tiranës së 17-vjeçarëve, Migen Memellit.

Memelli

Ky i fundit është sulmuar nga babai i Alban Çejkut, i cili ka nxjerrë edhe një thikë, por që për fatin e mirë tekniku bardheblu nuk ka pësuar dëme fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"