Katër ndeshje pa pësuar gol, trajneri Daja i kënaqur me skuadrën: Lojtarët sakrifikojnë shumë, objektivat e Partizanit janë… maksimale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 16:10

Katër ndeshje pa pësuar gol, trajneri Daja i kënaqur me skuadrën: Lojtarët sakrifikojnë shumë, objektivat e Partizanit janë… maksimale

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh i kënaqur pas triumfit në transfertë ndaj Apolonisë me rezultatin 0-3. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Gol”, tekniku kryeqytetas analizoi këtë ecuri pozitive duke u shprehur:

bandicam 2020-11-25 16-03-32-572

4 NDESHJE PA PËSUAR – Na vjen mirë që në këto 4 javët e para 3 i kemi luajtur në transfertë. Faza e mbrojtjes shkon mirë sepse janë të gjithë lojtarë që sakrifikojnë. Mbas minutës së 25-të kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur shumë raste para portës. Më vjen mirë që rritemi dhe konsolidohemi. E gjithë fitorja shkon për sakrificën e skuadrës.

SHPËRNDARJA E GOLAVE – Ka anën e vetë të mirë, jemi të gjithë pjesëmarrës në përfundimin e aksionit. Lukasi po e bën shumë mirë sulmuesin. Është si 9 falso. Do të doja të kishim një lojtar golashënues. Goli i jep një qetësi ekipit.

PRESIONI MË I VOGËL- 50 me 50. Objektivat e Partizanit përtej merkatos janë gjithmonë maksimale. Presionin e kemi vetë sepse jemi pjesë e një klubi me objektiva maksimale. Ja dedikova fitoren lojtarë, sepse sakrifikojnë jashtë mase, edhe pse akoma kemi probleme në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit.

ZGJEDHJET NË MESFUSHË- Me dëmtimin e Brojës, kishim më pak zgjedhje për qendrën e mesit të fushës. Kote është ndeshja e dytë që bën performancë të mirë. Bardhi do kohën e vetë. Roli natyral është sulmues i pastër. Sot ishim të kushtëzuar nga mungesa e Brojës. Jam i kënaqur nga Mala. Disa gjëra i mbulojnë edhe me elementët teknik. Sulmi i shpejt ishte objektivi jonë sot, sepse Apolonia luante me 3 qendra.

TË RINJTË- Ekipi B militon në Kategorinë e Parë, ka nevojë për lojtarëVe. Do të rrisnim konkurrencën brenda grupin. Futbollistët e rinj e kanë shansin e artë për të treguar vlerat e tyre dhe për të përfaqësuar Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"