Katër ndeshje në 3 muaj, Shpresat e Alban Bushit e nisin në Prishtinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 18:11

Katër ndeshje në 3 muaj, Shpresat e Alban Bushit e nisin në Prishtinë

Shqipëria është larg kualifikimit për në Europian me Kombëtaren U-21. Kjo, për faktin se momentalisht, kuqezinjtë kanë luajtur gjashtë ndeshje (vetëm Shqipëria dhe Turqia kanë 6), një ose dy më shumë sesa të tjerat dhe gjenden në vend të katërt në Grupin e 3-të të 21- vjeçarëve.

U21 Shpresa

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dje ka përcaktuar edhe se çfarë ndryshimesh do të ketë Europiani i 21-vjeçarëve. Për fazën kualifikuese, e cila është në zhvillim, UEFA ka vendosur që gjithçka të përfundojë në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020. Kësisoj, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë për të luajtur katër ndeshje në tre muaj.

Grupi 3

Takimi i radhës për kuqezinjtë e vegjël është ai ndaj ekipit Shpresa të Kosovës në Prishtinë. Në takimin e parë në vendin tonë, kuqezinjtë e Bushit dolën fitimtarë përballë tyre. Faza finale pëson ndryshime pasi do të ndahet me dy grupe ndeshjesh deri në finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"