Katër mungesa të sigurta, shkodranët ndryshojnë mbrojtjen. Ja formacionet e mundshme në Laçi-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 10:57

Katër mungesa të sigurta, shkodranët ndryshojnë mbrojtjen. Ja formacionet e mundshme në Laçi-Vllaznia

Vllaznia do të ketë katër mungesa në ndeshjen e sotme ndaj Laçit, të vlefshme për javën e parë të kampionatit, teksa do të luhet në orën 13:00.

vllaznia laci

Për shkak dëmtimesh nuk do të jenë pjesë e ekipit mbrojtësit Darko Bulatoviç dhe Abdurraman Fangaj, si dhe sulmuesit Ardit Hoxhaj e Fahrudin Gjurgjeviç.

Nisur nga këto mungesa, Brdariç ka bërë ndryshime në formacion, kryesisht në mbrojtje. Nga sa mësohet, vetëm një dilemë ka sa u përket emrave që priten të startojnë në këtë përballje.

Senegalezi Fallou Dianje është riaftësuar plotësisht, por Brdariç me shumë mundësi do ta spostojë Arsid Krujën në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa kapiteni Gurishta pritet të luajë në qendër të këtij reparti, duke formuar dyshen me Adilin.

Pjesa tjetër e formacionit do të përbëhet nga Zogoviçi në portë, ndërsa mbrojtja me katërshen Kruja, Gurishta, Adili dhe Hakaj në krahun e majtë.

Në mesfushë do të luajnë Krymi, Jonuzi dhe Heriç. Me skemën 4-2-3-1, nga krahët e sulmit do të jenë Latifi dhe Da Silva, ndërsa në rolin e qendërsulmuesit do të vendoset kroati Ante Aralica.

Ndërsa Laçi do të rreshtohet me modulin 4-3-3 ku në sulm Mazrekaj është në balotazh me Ademin dhe në mbështetje të Guindosë është Zarubica.

lac

vll

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"