Katër muaj pa paguar futbollistët, një pornostare i vjen në ndihmë klubit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 16:33

Katër muaj pa paguar futbollistët, një pornostare i vjen në ndihmë klubit italian

Klubi italian i Vinçencës, që militon në Serinë C, prej kohësh ndodhet në krizë ekonomike dhe lojtarët dhe stafi teknik kanë 4 muaj pa u paguar. Situata në këtë klub është mjaft e paqartë dhe lojtarët nuk e dinë kur do mund t’i marrin pagat.

vicenza-630x400

Për t’ia u lehtësuar sadopak problemin financiar, klubit bardhekuq i ka ardhur në ndihmë pornostarja Amandha Foks, e quajtur “Venere polacca”. Ajo dëshiron të dhurojë 10% të të ardhurave nga shitjet e kalendarit 2018 në fondet e kompanisë, pra 7.5 euro për kopje.

Fox

Nuk dihet sa do mund ta ndihmojë Amandha Foks, klubin italian, por kjo është hera e parë që një pornostare kontribuon në një skuadër futbolli.

Kalendari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"