Katër lojtarë me COVID-19, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Dytë/ Reagon Memaliaj: Pas Koronavirusit të “injektuar” nga UEFA, tani vlonjatët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 13:59

Katër lojtarë me COVID-19, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Dytë/ Reagon Memaliaj: Pas Koronavirusit të “injektuar” nga UEFA, tani vlonjatët…

Shtyhet pa afat ndeshja mes Flamurtarit dhe Memeliajt. Shkak COVID-19 që ka prekuar Flamuratrin. Sot është anuluar stërvitja e planifikua për tu zhvilluar gjatë paradites. Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik jane testuar sërish, duke realizuar teste të shpejta dhe PCR. Klubi vlonjat është në pritje te analizave. Ndërkaq, as sot nuk konfirmohen kater lojtarët e infektuar me COVID. Sot në mesdite është realizuar edhe dezimfektimi i mjediseve te klubit, madje edhe pankinave ne stadium.

memaliaj flamurtari

Pas lajmit se tek klubi i Flamurtarit kanë rezultuar 4 futbollistë pozitiv me Koronavirus, klubi i Memaliajt ka reaguar me anë të një postim në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” duke deklaruar se klubi vlonjat pas COVID-19 të “injektuar” nga UEFA, i trembet Memaliajt duke “shpikur” një tjetër COVID-19 për shtyrjen e ndeshjes së nesërme.

REAGIMI I KLUBIT TË MEMALIAJT:

“Live..

KF FLAMURTARI pas Covid-19 të “injektuar” nga UEFA në përballjen që ndeshjen e parë i trembet FK MEMALIAJ një tjeter Covid-19 “shpik” për të përfituar në kohë, duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes të planifikuar nesër, si fillim kampionati ndërkohë skuadra vlonjate e gjitha është në proces stërvitor live duke u stërvitur së bashku me “covid-19″ ⚽️”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"