Katër lloje stolash nga Australia, këto janë detajet e stadiumit “Arena Kombëtare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 22:54

Katër lloje stolash nga Australia, këto janë detajet e stadiumit “Arena Kombëtare”

Stadiumi i ri Kombëtar është kandidat për të pritur një finale të Superkupës së Europës. Ja disa nga detajet e ndërtimit të tij:

– Kapaciteti, 22000 vende.

– Stadium i mbuluar për të gjithë spektatorët.

arena kombetare3

– Katër lloje ulësesh do të ketë të vendosura në stadium të cilat janë porositur në Australi.

– Dy unaza në formën e teatrit që përbëjnë rreth 16000 spektatorë.

– Tribuna kryesore e ndarë në disa kategori VIP, përmban 6000 spektatorë.

– 22 mijë kolona metalike për veshjen e stadiumit nga jashtë.

– 60 milionë euro është investimi total për impiantin, 10 prej të cilave të financuara nga UEFA. – Dy kate është nën tokë stadiumi i ri.

– 180 vende parkimi ka në katet nëntokë të stadiumit.

– Në tribunën qendrore do të ketë 11 lozha VIP.

– Dy ashensorë VIP do të jenë për tifozët e tribunës qendrore që i ngjit nga parkingu deri në katet e tribunës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"