Katër humbje radhazi pas rikthimit, Teuta i “jep duart” për herë të dytë… Edi Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 16:15

Katër humbje radhazi pas rikthimit, Teuta i “jep duart” për herë të dytë… Edi Martinit

Edi Martini nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Teutës. Humbja ndaj Laçit, ka rezultuar fatale për teknikun shkodran, teksa palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin për herë të dytë këtë sezon.

EDI MARTINI

Vlen të theksohet se Martini u largua nga durrsakët në muajin nëntor, ku pas 3 ndeshjes pauze, ku stoli iu besua Renato Arapit, drejtuesit vendosën ta rikthenin sërish trajnerin që i shpalli kampion, por ky rikthim nuk rezultoi efektiv, pasi në 4 ndeshjet e fundit Teuta ka regjistruar 4 humbje, duke “flirtuar” me zonën e ftohtë.

Mbetet të mësohet me mjaft kuriozitet se cili do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Martinin në stolin e kampionëve në fuqi të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"