Katër golat me Barcelonën nuk u pëlqejnë argjentinasve, mediat ironizojnë Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 11:56

Katër golat me Barcelonën nuk u pëlqejnë argjentinasve, mediat ironizojnë Mesin

Leo Mesi ka bërë “poker” katër herë në karrierën e tij në kampionatin spanjoll. Me katër golat e shënuar ndaj Eibarit, ai udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit të pestë radhazi në kampionat. Mediat botërore i thurën elozhe argjentinasit për perfomancën e shkëlqyer, por ndërkohë në vendin e lindjes nuk kanë ngurruar ta thumbojnë.

mesi

Gazeta më e madhe argjentinase “Ole”, në raportimin e lajmit për katër golat e Mesit, shkruan: “Bravo Leo. Ti je një gjeni, por të lutem ruaj ndonjë gol edhe për kombëtaren”. Diçka që nënkupton faktin që me Argjentinën Mesi nuk po shkëlqen dhe këta të fundit rrezikojnë të ngelen edhe jashtë Botërorit. Mesi ndërkohë është ndër të vetmit lojtarë që bashkë me portierin Ter Shtegen i ka luajtur të gjitha minutat e ndeshjeve zyrtare dhe nuk ka pushuar.

Mesi

SAMPAOLI

Mbrëmjen e së martës ka qenë në stadiumin “Kamp Nou” trajneri i Argjentinës Horge Sampaoli dhe të mërkurën paradite pati një takim me kapitenin Leo Mesi. Ata kanë diskutuar në lidhje me ndeshjet eliminatore, që do të përcaktojnë fatin e Argjentinës për kualifikimin në botëror.

Në takim ka qenë edhe Maskerano dhe të gjithë shprehën besimin se në ndeshjet e radhës do të vijnë fitoret dhe ekipi do të presë biletën për në Rusi. Sampaoli i shprehu vlerësimin dhe urimet Leo Mesit për ndeshjen që zhvilloi ndaj Eibarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"