Katër gola në Superiore, në Mozambik ndihen krenarë për Rexhinaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 11:48

Katër gola në Superiore, në Mozambik ndihen krenarë për Rexhinaldon

Rexhinaldo Faje është golashënuesi më i mirë nga Mozambiku në Europë. Këta të fundit i kanë thurur elozhe sulmuesit të Laçit për ecurinë e treguar në ndeshjet e fundit dhe për katër golat e shënuar deri tani në Kategorinë Superiore. Ai është mozambikasi goleador në Europë. Ndaj Partizanit shënoi golin e fitores dhe të katërtin e tij personal në këtë kampionat.

rexhinaldo

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur për golin e shënuar dhe për faktin që i dhashë fitoren skuadrës time. Ishte goli i vetëm i ndeshjes dhe kjo më bën shumë të lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të punojmë për të mbajtur këtë ritëm, për të arritur rezultatet pozitive në të ardhmen”, ka thënë Rexhinaldo. Ai ishte zbulimi i kampionatit vitin e kaluar me Luftëtarin, por vendosi të shkonte te skuadra e Laçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"