Katër gola me Belgjikën, Lukaku rikthehet i karikuar te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 22:47

Katër gola me Belgjikën, Lukaku rikthehet i karikuar te Interi

Romelu Lukaku po dërgon mesazhe të qarta: po kthehet në formë të shkëlqyer dhe dy ndeshjet e luajtura kundër Belgjikës i kanë bërë shumë mirë moralit të tij. Ai shënoi “hat trick” të shtunën e kaluar, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në Europian ndaj “armikut” të Suedisë, Ibrahimoviç, ndërsa në miqësoren e mbrëmshme kundër Gjermanisë bëri 2-0 momentalisht në pohimin e tij (3-2).

Lukaku_Belgium_Germany

Dje pasdite ai ishte në Pinetina për një stërvitje rraskapitëse, edhe pse tani “Big Rom” nuk ndihet i lodhur dhe fluturon me krahët e entuziazmit. Ndjenja është se sezoni i tij “i vërtetë”… fillon tani.

SUPER NUMRA – “Përsëri ‘Big Rom'” shkruante llogaria e Interit në “Twitter”. Inzagi që nga sot do të gjejë një sulmues me moral shumë më të lartë se ai që u largua drejt Belgjikës pas disfatës ndaj Juventusit. Romelu ka arritur 72 gola (në 106 paraqitje) me fanellën e kombëtares, ai ka qenë prej kohësh golashënuesi më i mirë në historinë e Belgjikës dhe tani është në vendin e pestë në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me ekipet kombëtare europiane (Kristiano Ronaldo 122 gola, Pushkash 84, Levandovski 78, Kocis 75, Lukaku 72).

SITUATA – Ndjesia është se këto ditë pune me Belgjikën i kanë bërë mirë. Në Pinetina sigurisht që nuk bën pushim (përkundrazi kryen seanca ekstra stërvitore dhe me ato e ka përmirësuar shumë gjendjen e tij që nga janari, pas ndalesës së re për shqetësimin në gju), por ndryshimi i ajrit me trajnerin e ri Xhovani Tedesko dhe stafi i tij i dhanë një përfitim të madh.

Përveç De Bryjnes, që thuajse nuk gabon kurrë në vertikalizime, duke luajtur si një sulmues i vetëm, ai ka më shumë hapësirë dhe mund të lëvizë si të dojë, të përdorë fizikun ose të sulmojë thellë kur kundërshtarët ngrenë vijën. Që nga kthimi i tij tek Interi, ai kurrë nuk ka qenë aq shkatërrues sa në dy ndeshjet e fundit kundër Belgjikës.

Ndoshta ndikon edhe fakti që Lautaro i vjedh pak hapësirë, në vitin e titullit të dy fluturonin, edhe sepse kishin dy anësorë si Hakimi dhe Perisiç, që angazhonin aq shumë kundërshtarët dhe furnizonin me aq shumë krosime sa që sulmuesit kishin gjithë hapësirën e nevojshme në dispozicion. Tani nga krahët lindin më pak rreziqe dhe kundërshtarët janë të ngjeshur në qendër, me Interin që nuk arrin dot të mbërrijë te porta.

PESË GOLA – Romelu për momentin është i ndalur në 5 gola në 19 ndeshje, por vetëm nga shkurti e në vazhdim ka gjetur vazhdimësinë në paraqitje. Tani ai do të kthehet nga kombëtarja me bindjen se do të mund të luajë dy muaj si protagonist dhe të bindë Interin për ta mbajtur në Milano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"