Katër gola dhe i paprekshëm, Benzema ka “ndezur motorët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 23:46

Katër gola dhe i paprekshëm, Benzema ka “ndezur motorët”

Katër golat e Benzemasë për të nisur sezonin e ri. Një poker në miqësoren e djeshme kundër Getafes tregon se sulmuesi francez do të vazhdojë të jetë lideri i kësaj skuadre në këtë vit. Prej dy sezonesh ai po udhëheq Realin e Madridit dhe që pas largimit të Kristiano Ronaldos ka bërë gjithçka.

Benzema

Ai mori përsipër të ishte lojtari i golit dhe me Zinedin Zidanin është argëtuar në majën e sulmit. Në dy sezonet ka qenë golashënuesi i Realit të Madridit me 57 gola, një shifër që i ka shërbyer Realit për të mbijetuar pas largimit të Ronaldos. Sulmuesit e tjerë të skuadrës nuk bindën dhe nuk e ndihmuan aspak. Me katër golat në miqësoren e djeshme, Benzema ka hedhur kandidaturën për të qenë golashënuesi i Realit edhe këtë vit, por pse jo edhe i kampionatit spanjoll. Vitin e kaluar luftoi deri në fund, por Leo Mesi ia bëri të pamundur këtë gjë.

Aty ku nuk ka rivalë është Reali, ku vazhdon të shënojë ndeshje pas ndeshjeje dhe të konfirmohet lider i skuadrës. Pavarësisht se Reali transferoi Luka Joviçin për t’i dhënë disa pushime Benzemasë në ndeshje të caktuara, francezi është i paprekshëm në repartin e avancuar. Serbi nuk bindi aspak dhe Zizu nuk mund të bëjë dot pa sulmuesin e tij të preferuar. Edhe këtë vit historia do të jetë e njëjta. Reali nuk do të bëjë merkato dhe e ka njoftuar diçka të tillë, pavarësisht thashethemeve për Lautaro Martinezin. Benzema do të jetë i vetmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"