Katër gola dhe 3 asiste, mësoni lojtarin më të mirë në Premier Ligë për tetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 9:25

Katër gola dhe 3 asiste, mësoni lojtarin më të mirë në Premier Ligë për tetorin

Heung-Min Son është zgjedhur futbollisti më i mirë i Premier Ligës për muajin tetor, pasi shënoi katër gola dhe dha 3 asiste për Totenhemin.

son kejn

Sulmuesi koreanojugor la pas shokun e skuadrës, Herri Kejn, dhe kapitenin e Aston Vilës, Xhek Grelish. Ndërkohë që trajneri më i mirë është ai i Uolverhemptonit, Nuno Espirito Santo. Menaxheri portugez fitoi konkurrencën me teknikun e Totenhemit, Zhoze Murinjo, Ralf Hazenhytelin e Sauthemptonit, Dejvid Mojesin e Uest Hemit dhe Din Smithin e Aston Vilës.

Goli më i bukur është goditja nga distanca e Manuel Lanzinit të Uest Hemit në minutën e 94-ët kundër Totenhemit. Goli i argjentinasit mposhti ato të kolegëve të tij, Bemfordit, Fernandeshit dhe Barklejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"