Katër gola, 2 penallti dhe një karton i kuq, Flamurtari leksion Teutës në një sfidë spektakolare (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2018 | 20:57

Katër gola, 2 penallti dhe një karton i kuq, Flamurtari leksion Teutës në një sfidë spektakolare (Video)

Flamurtari ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në një sfidë interesante që i pati të gjitha, golat, penalltitë dhe kartonin e kuq. Miqtë nga Durrësi kaluan të parët në avantazh me anë të Dediç, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm pak ka zgjatur avantazhi i Teutës, pasi Muarem ka përmbysur gjithçka në minutat e 19-të dhe 25-të. 6 minuta më vonë, Useini realizoi golin e tretë për vlonjatët. Një gol qetësie, për skuadrën e Beharit.

Muharem

Në minutën e 42-të, Teuta, i kishte të gjitha shanset ta rihapte takimin, ku gjyqtari Enea Jorgji akordoi një tjetër 11-mëtërsh, që kësaj here u shpërdorua nga Dediç.

Veliu

Në pjesën e dytë, skuadra e Begesë, u mundua të gjente sërish golin, por nuk ia arriti. Në minutën e 72-të, Franc Veliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Me fitore n e sotme, Flamurtari u ngjit në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Teuta ngelet në vendin e parafundit me 33 pikë.

FLAMURTARI-TEUTA 3-1

Muarem 19′ 25′, Useini 31 / Dediç 8′

Përfundon takimi në Vlorë. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Musta devijon topin e goditur nga Çyrbja, duke çuar  në goditje nga këndi për ekipin kundërshtar. Në zhvillimin e saj, Nurkoviç gabon daljen, por pastaj korrigjon gjithçka duke bërë të tijën sferën para se ndonjë prej lojtarëve të Teutës ta gjuante drejt portës.

80′ Pranë golit Teuta. Një harkim nga e majta gjen Dediç në shtyllën e dytë, me mesfushorin i cili godet jashtë edhe pse i vetëm pak hapa larg portës pa shqetësimin e mbrojtësve.

72′ Franc Veliu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Veliu

68′ Zëvendësim i tretë te Teuta, largohet Dejvi Bilali, vendin e tij e zë Vila.

64′ Muarem lëshon një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi kontrollohet nga portieri Moçka.

60′ Dominimi i Flamurtarit, që kërkon golin e katërt, për të siguruar fitoren.

58′ Musta provon me një goditje të befasishme, por topi shkon jashtë kuadratit.

50′ Pranë golit të katërt vlonjatët me anë të Deliajt, i cili ka humbur një rast të artë shumë pranë portës.

Deliaj

46′ Zëvendësime në të dy ekipet në fillimin e pjesës së dytë. Shkalla dhe Mustafov i lënë vendin Krujës dhe Lajthisë te Teuta, ndërsa Alvesh i lë vendin Nedjelkoviç te vendasit.

Përfundon pjesa e parë, Flamurtari-Teuta 3-1. 

42′ Tjetër 11-metërsh për Teutën, portieri Nurkoviç ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Alhasan. Gjuan Dediç, por topi është pritur nga portieri Nurkoviç.

36′ Goditje dënimi për Flamurtarin, pas një faulli në limitet e zonës të shkaktuar ndaj Danilo Alvesh. Provon Veliu, por topi përplaset në murin mbrojtës.

31′ GOOOOOOOL Flamurtari 3-1. Çmenden vlonjatët. 3 gola në harkun kohor të 15 minutave. Me autor të golit të tretë Useini. 

26′ Zëvendësim i detyruar te Flamurtari, largohet Hoxhaj i dëmtuar, vendin e tij e zë Zhufo.

25′ GOOOOOOL Flamurtari 2-1. Përsëri Muarem Muarem, i cili ka shënuar golin e dytë, duke përmbysur rezultatin, pas pasit të dhënë nga Danilo Alvesh, ka gjuajtur saktë, duke mposhtur për të dytën herë, portierin Moçka. 

21′ Teuta kundërpërgjigjet menjëherë me Amadu Latif, por gjuajtja e sulmesit është devijuar në këndore.

19′ GOOOOOOL Flamurtari 1-1. Muarem ka barazuar rezultatin pas një harkimi nga 30 metra, Musta lëviz bukur në zonë dhe topi shkon drejt e në rrjet. 

11′ Hoxha provon të rrezikojë, por Moçka ka reaguar mjaft mirë duke pritur topin e gjuajtur me kokë nga brenda zonës.

8′ GOOOOOL Teuta 0-1. Durrsakët kanë kaluar në avantazh me anë të Dediç, i cili ka goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë të fituar nga Latif. Deliu ndëshkohet me të verdhë, për faull brenda zonës. 

3′ Vlonjatët e nisin në sulm ndeshjen, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

1′ Ka nisur takimi.

Flamurari: Nurkoviç, Siljanovski, Musta, Veliu, Bicaj, Deliaj, Sidibe, Useini, Muharem, Hoxhaj, Danilo Alvesh. Trajner: Ardi Behari

Teuta: Moçka, Beqja, Bilali, Shkalla, Hakaj, Mustafov, Bilali, Alhasan, Dediç, Cyrbaj, Latif. Trajner Gentjan Begeja

Gjyqtar: Enea Jorgji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"