Katër ekipe me pikë të barabarta në krye të Superiores, ja pse Bylisi është i pari 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 21:16

Katër ekipe me pikë të barabarta në krye të Superiores, ja pse Bylisi është i pari 

Pas javës së 7-të që u mbyll sot me ndeshjet Laçi-Bylisi 0-0 dhe Kukësi-Vllaznia 1-2, rezulton se katër ekipe kanë nga 12 pikë dhe bashkëkryesojnë renditjen.

bylis

Për momentin, duke iu referuar golavarazhit të skuadrave, në vend të parë është Bylisi (11-3), më pas Vllaznia (7-3), Teuta (6-3) dhe Skënderbeu (7-11).

Kjo renditje është provizore dhe deri në katër ballafaqime që do të kenë skuadrat me njëra-tjetrën, atëherë do të merret parasysh golavarazhi. Mirëpo, vlen për t’u theksuar se rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë kur dy ose më shumë ekipe janë me pikë të barabarta.

Pra, kriteri i parë që merret për bazë për klasifikimin e përgjithshëm është ai i ndeshjeve direkte që kanë luajtur mes tyre skuadrat. Por, deri në këtë moment, katër ekipet që janë aktualisht kryesues, vetëm një herë kanë luajtur mes tyre dhe duhet të bëhen edhe tri ndeshjet e tjera që të merret për bazë rezultati i ndeshjeve direkte.

renditja java 7.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"