Katër debutime te Tirana, dëmtohet Edon Hasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 9:24

Katër debutime te Tirana, dëmtohet Edon Hasani

Tirana merr fitoren e parë zyrtare në sezo nin 2018-2019. Në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Ilirisë sfida ka rezultuar totalisht e bardhebluve. Skuadra e Ze Marias hipotekon fitoren me shifrat 1-4 dhe sigurisht kualifikimin falë golave të Kobinës, Turtullit e Blazhevskit.

Tirana

PJESA E PARË

Loja ka nisur me formacionet e rindërtuara nga trajnerët. Sala ka aktivizuar fillimisht pothuajse të gjithë lojtarët e formacionit bazë, ndërkohë që trajneri Tiranës, Ze Maria, në formacionin e parë kishte futur disa lojtarë që nuk janë aktivizuar më parë si Sedat Berisha, Imami dhe i sapoardhuri nga Italia, Oduamadi. Fillimi i lojës ka qenë pothuajse i barabartë. Që në minutën e 6-të Turtulli jep sinjalin e parë, por pa rezultat. Një minutë më vonë pikërisht në të 7-ën, Doçi i Ilirisë depërton bukur nga krahu i djathtë i sulmit, pason te Xhabrahimi, i cili kalon Ilirinë në avantazh 1-0. Pas golit janë bardheblutë që diktojnë lojën ku Kobina në të 8-ën minutë rrezikon portën vendëse.

Në minutën e 21-të lojtari Oduamadi, në ndeshjen e parë zyrtare, godet portën e Demit, por jashtë. Lojtarët e Tiranës sa vijnë dhe e rrisin presionin. Kobina është më i lëvizshmi dhe rezultativi në fushë, godet fuqishëm në minutën e 25-të, por topi kalon mbi traversë. Minuta e 28-të dhe në një dyluftim dëmtohet Hasani i Tiranës, i cili detyrohet të lërë fushën e lojës, pasi ka marrë një goditje në shpinë. Tirana këmbëngul dhe Blazhevski i vetëm me Demin e Ilirisë godet fuqishëm, por sfera përplaset në trupin e portierit dhe del jashtë. Sërish Blazhevski i pafat në minutën e 31-të. Maqedonasi godet fluturimthi topin, i cili përplaset në shtylle dhe jashtë. Kobina i kudondodhur arrin të barazoje në minutën e 32-të.

41765499_2133389666917144_7813874172441919488_o

Pas golit afrikani mund të dyfishonte golat për Tiranën në minutën e 43-të, por i vetëm me portierin Demi të Ilirisë, ky i fundit i mohon golin. Në të 45- ën vetëm ndërhyrja e Bakut të Ilirisë shpëton topin që po i drejtohej rrjetës. Në vazhdim të aksionit, Turtulli i ardhur nga thellësia e mbrojtjes kalon Tiranën në avantazh në 1-2. Në minutën e 46-të kemi kartonin e dytë të verdhë për Zunën dhe automatikisht të kuq, pasi ndërpret në mënyrë të parregullt Kobinën, teksa afrikani i drejtohej portës së Ilirisë.

PJESA E DYTË

Ka vetëm një ekip në fushë, pasi tek Iliria përveçse me një lojtar me pak, shihen edhe shenja lodhjeje. Kobina i papërmbajtshëm në minutën e 48-të, në krahun e djathtë lëshon një parrabël, duke shënuar golin e tretë për Tiranën. Pas golit të 3-të ekipi i Ilirisë tërhiqet për të mos pësuar më gol, po rastet nuk mungojnë për Tiranën. Blazhevski në minutën e 54- t, i vetëm me portierin Demi, e kalon topin mbi traversë.

41572297_2133389270250517_6927135409193353216_o

Në të 60-ën, Kobina rrezikon, por tregohet egoist, duke mos pasuar te shokët e tij. Në të 66-ën, Kërçiku i futur në pjesën e parë, i vetëm para portës e nxjerr topin jashtë. Sërish është Blazhevski, i cili rrezikon, por ai është i pafat e vetëm me portierin Demi nuk arrin të shënojë.

tiranad

Gjithsesi, në minutën e 74-t, Blazhevski arrin të zhbllokohet. Maqedonasi merr një pas nga Oduamadi, arrin të shënojë golin e katërt dhe të fundit për bardheblutë. Me kaq do të mbyllet kjo përballje që sjell fitoren e parë të Tiranës, e cila ka hedhur një hap të madh për turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

SHKËLQIM HASANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"