Katër barazime në 5 ndeshje, Shkëndija “ngec” në shtëpi dhe ndan vendin e parë me Shkupin. Ja rezultatet e renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 18:16

Katër barazime në 5 ndeshje, Shkëndija “ngec” në shtëpi dhe ndan vendin e parë me Shkupin. Ja rezultatet e renditja

Në pesë ndeshjet e ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar plotë 4 barazime.

ibraimi

Shkëndija e Tetovës ishte një nga skuadrat që doli barazim, teksa ndau pikët me Rabotniçkin. Goli i Ibraimit në minutën e 16’, nuk i vlejti ekipit të Gjokës për të marrë fitoren, pasi u barazuan nga Stankovski në minutën e 51’.

Barazim spektakolar u regjistrua edhe në përballjen Vardar-Renova, ndeshja e cila u mbyll 3-3. Makedonija GP, ishte skuadra e vetme që regjistroi fitore ditën e sotme, teksa mposhti 3-1 Akademija Pandev.

Belasica barazoi 2-2 ndaj Borec, ndërsa Pelister-Struga Trim/Lum u mbyll 1-1.

cxvcd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"