Katër afrime te Skënderbeu, presidenti Takaj synon dhe dy goditje të mëdha në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 12:49

Katër afrime te Skënderbeu, presidenti Takaj synon dhe dy goditje të mëdha në merkato

Klubi i Skënderbeut ka prezantuar deri më tani mbrojtësit Abei Agbodzie, Vangjel Zguro, Leard Sadriu dhe Melos Bajrami. Trajneri Julian Ahmataj ka thënë se i duhen lojtarë me eksperiencë, ndërsa klubi po punon që të bëj të paktën edhe tri përforcime.
Skenderbeu afrimet
Një prej emrave më të lakuar është mesfushori shkodran, Gilman Lika, por që ende palët nuk kanë arritur një marrëveshje. Presidenti Ardian Takaj kërkon që të bëjë dy goditje të mëdha për të pasur garanci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"