Kategoria Superiore U-21/ Kastrioti triumfon me 8 gola, ekipet e kryeqytetit mposhten me “tris”. Ja të gjitha rezultatet
Janë luajtur ditën e sotme 6 sfidat për Kategorinë Superiore për 21-vjeçarët, të vlefshme për javën e parë, që përkon edhe me edicionin e parë për këto mosha.
Kukësi dhe Apolonia u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Bylisi mposhti 3-0 Tiranën, me të 3 golat që u shënuan në pjesën e parë.
Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Laçi ndaj Dinamos, por edhe Shënkolli ndaj Football Republic. Vllaznia mposhti Teutën me rezultatin 2-1.
Kastrioti është treguar i pamëshirshëm ndaj Akademia e Futbollit, të cilët i ka mposhtur me rezultatin 1-8, në një ndeshje pa shumë histori.
Shikoni të gjitha rezultatet:
KUKËSI-APOLONIA 1-1
Balla 30’/ Sulke 27′ (autogol)
BYLIS-TIRANA 3-0
Beji 31′, Qardaku 43′, 44′
LAÇI-DINAMO 3-0
Bruka 56′, Selmani 65′, Gjonmarkaj 76′
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
Oshafi 80′ (autogol)/ Dede 47′, Stafa 84′
SHËNKOLLI-FOOTBALL REPUBLIC 3-0
Frroku 19′, Djala 62′. Shimaj 85′
AKADEMIA F.-KASTRIOTI 1-8
Mici 76’/ Danaj 18′, 51′, Daci 19′, Xheka 26′, 40′, 71′, Mici 68′ (autogol), Roshi 89′
PANORAMASPORT.AL
