Kategoria Superiore U-21/ 17 gola në 6 ndeshje, Bylis dhe Vllaznia “asfaltojnë” rivalët. Dinamo fitore me 10 veta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 20:55

Kategoria Superiore U-21/ 17 gola në 6 ndeshje, Bylis dhe Vllaznia “asfaltojnë” rivalët. Dinamo fitore me 10 veta

U mbyll sot java e tretë e Kategorisë Superiore për grupmoshën U21. Bylisi dhe Vllaznia treguan se janë kockë e fortë duke fituar me rezultate t ë thella ndaj Turbinës dhe Akademisë së Futbollit. Ballshiotët mposhtën cërrikasit me rezultatin 4-0, kurse shkodranët bënë “manita” ndaj Akademisë së Futbollit. 
SUPERIORE U21
Fitore të çmendur mori Dinamo ndaj Shënkollit. “Blutë” e panë veten në disavantazh në minutën e 77-të, por ditë ta përmbysnin takimin edhe pse luajtën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Fetishajt.

Teuta fitoi minimalisht me Tiranë 1-0 falë golit të Dejvid Kapllanajt. Një gol i mjaftoi dhe Kastriotit për të mundur Football Republic.

Vllaznia Akademia

Më herët sot, Laçi mundi me shifrat 2-1 Apoloninë. Kukësi sot e kishte pushim. Pas kësaj ndalese, Bylisi kryeson kampionatin me pikë të plota, ndërsa ndiqet më pas nga Vllaznia dhe Laçi me 7 pikë.

FT| LAÇI-APOLONIA 2-1
Prengaj 2′, Deliu 72’/ Levendi 36′

FT|BYLIS-TURBINA 4-0
Kudus 16′, 19′, Kapllanaj 32′, 63′ (p)

FT|TEUTA-TIRANA 1-0
Kapllani 69′

FT|SHËNKOLLI-DINAMO 1-2
Tusha 77’/ Reci 83′, Peshku 90′

FT|AKADEMIA E FUTBOLLIT-VLLAZNIA 0-5
Stafa 24′, Dede 28′ , Bushaj 37′, Leka 48′, Çoba 73′

FT|KASTRIOTI-FOOTBALL REPUBLIC 1-0
Daci 30′

renditjaaaa u21

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"