KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana, Kastrioti dhe Kukësi njohin vetëm rritje! Partizani, Vllaznia e Teuta “pikiatë”. Ja krahasimi i renditjeve të sezonit aktual me atë të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 12:35

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana, Kastrioti dhe Kukësi njohin vetëm rritje! Partizani, Vllaznia e Teuta “pikiatë”. Ja krahasimi i renditjeve të sezonit aktual me atë të kaluar

Java e 35-të ose e përkthyer ndryshe java e parafundit e Kategorisë Superiore është mbyllur dhe tani është koha për t’i lënë vend statistikave dhe bilanceve.

ABISSNET SUPERIORE

“Panorama Sport” ka publikuar krahasimin e renditjeve të javës së 35-të të sezonit të kaluar me këtë aktual.

Tirana, e cila mban vendin e parë dhe është shpallur kampione e re e Shqipërisë këtë sezon ka grumbulluar deri tani 73 pikë, ndërsa vitin e kaluar renditej në vendin e 5-të me 55 pikë, +18 nga sezoni i shkuar.

Laçi i vendit të dytë ka koleksionuar 63 pikë, ndërsa vjet renditeshin në vendin e katërt me 61 pikë, +2 nga sezoni i kaluar.

Partizani i vendit të tretë ka grumbulluar 55 pikë, teksa sezonin e kaluar renditeshin sërish në vendin e tretë me 62 pikë, -7 nga vjet.

Kukësi i vendit të katërt ka koleksionuar 52 pikë, ndërsa vjet renditeshin në vendin e gjashtë me 45 pikë, +7 nga sezoni i kaluar.

Vllaznia e vendit të 5-të kanë grumbulluar deri tani 52 pikë, teksa vitin e kaluar renditeshin në vendin e 2-të me 63 pikë, -11 pikë nga vjet.

Teuta e vendit të gjashtë ka grumbulluar 49 pikë, ndërsa vjet renditeshin të parët me 63 pikë, -14 pikë nga sezoni i kaluar.

Kastrioti i vendit të shtatë ka koleksionuar 43 pikë, ndërsa vjet klasifikoheshin në vendin e tetë me 32 pikë, +11 pikë nga sezoni i kaluar.

Skënderbeu i vendit të fundit kam grumbulluar 25 pikë, ndërsa vjet korçarët renditeshin në vendin e shtatë me 37 pikë, -12 pikë nga sezoni i kaluar.

KRAHASIMI I RENDITJEVE –

Tirana: +18 pikë

Laçi: +2 pikë

Partizani: -7 pikë

Kukësi: +7 pikë

Vllaznia: -11 pikë

Teuta: -14 pikë

Kastrioti: +11 pikë

Skënderbeu: -12 pikë

RENDITJA E SEZONIT KALUAR –

RE

RENDITJA E SEZONIT TË AKTUAL –

RE 1

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"