KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana dhe Kukësi zbresin sot në fushë, ja sfidat e fundit të javës së dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 11:30

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana dhe Kukësi zbresin sot në fushë, ja sfidat e fundit të javës së dytë

Sot do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE

Në orën 13:45 do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” takimi Tirana-Egnatia, një sfidë që pritet të jetë e luftuar nga të dyja krahët.

Ku bardheblutë kryeqytetas pas fitores së javës së parë ndaj Skënderbeut dëshiron që të ruajë kreun e tabelës për të marrë edhe një sukses tjetër kundër skuadrës së sapo ngjitur në elitë si ajo e Egnatias.

Pikërisht këta të fundit duan me çdo kusht triumfin ndaj skuadrës kryeqytetase për të marrë dhe tre pikët e para në këtë kampionat.

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja Kukësi-Kastrioti. Skuadra verilindore pas fitores që mori në javën e parë ndaj Egnatias kërkon vazhdimësinë ndaj krutanëve të cilët kanë synim triumfin e parë në këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

ND

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"