Kategoria Superiore rinis zyrtarisht më 3 qershor, zbuloni oraret e ndeshjeve të javës së 27-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:56

Kategoria Superiore rinis zyrtarisht më 3 qershor, zbuloni oraret e ndeshjeve të javës së 27-të

Pas mbledhjes  së presidentëve të klubeve të Superiores me kreun e FSHF-së, Armand Duka, disa javë më parë, u vendos datë 3 qershor për rifillimin e kampionatit.  Ky vendim është miratuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë ditën e sotme,  e cila nëpërmjet një konference për shtyp konfirmoi rifillimin e aktiviteteve sportive, duke dhënë kështu dritën jeshile. 

duka-1-600x450

Ndërkohë për sa i përket kalendarit të javës së 27-të është planifikuar që 4 përballje të fillojnë në orën 17:30, ndërkohë që kryendeshja Partizani-Skënderbeu pritet të mbyllë siparin e kësaj javë, në orën 20:00.

Java 27, 3 qershor

Ora 17:30
Kukësi vs Luftëtari
Flamurtari vs Vllaznia
Bylis vs Tirana
Laçi vs Teuta
Ora 20:00
Partizani vs Skënderbeu

ndeshjet e javes se 27

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"