Java e busullës në Superiore, ja oraret dhe ndeshjet për ditën e sotme dhe të nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 10:54

Java e busullës në Superiore, ja oraret dhe ndeshjet për ditën e sotme dhe të nesërme

Kampionati i 82-të i Kategorisë Superiore hyn në fazën e fundit të sezonit, ku klubet nisin ballafaqimet e katërta me njëra-tjetrën. Java e 28-të, që përkon me të parën e fazës së katërt, nis me sfida interesante.

Kategoria-Superiore-2018

Përfundimet e kësaj jave do të shërbejnë si një “busull” orientuese për pjesën e mbetur për të gjitha skuadrat. Kjo javë nis sot me dy çifte, Kukësi-Tirana dhe Partizani-Kastrioti. Përballja mes Kukësit dhe Tiranës mund të vendosë trajektoren e dy skuadrave sa i përket sigurimit të biletës europiane, ku pa dyshim më vështirë duket për verilindorët, të cilët një sy e mbajnë edhe nga zona e mbijetesës.

Ndërsa për bardheblutë nga përfundimi i kësaj ndeshjeje shihet edhe mundësia për mbrojtjen e titullit kampion. Partizani ka mundësinë që për të paktën 24 orë të shijojë vendin e parë, sigurisht në rast se arrin të fitojë ndaj krutanëve. Kastrioti në këtë sfidë do të shfrytëzojë mundësinë që minimalisht të mos lejojë Bylisin që t’i afrohet. Nga përfundimi i kësaj ndeshjeje krutanët mund të krijojnë një ide më të qartë për fatin e sigurimit të mbijetesës në Superiore.

NESËR – Përfundimi i dy ndeshjeve të sotme mund të vënë nën presion skuadrat që do të përballen nesër në javën e 28-të. E diela nis me Apolonia-Vllaznia, në orën 13:00. Fitorja e mundshme e Partizanit e ushtron trysninë te shkodranët për të mos u shkëputur nga një rival. Ndërsa Apolonia në rast dështimi thuajse e pret direkt biletën për të rënë. SkënderbeuTeuta ka në brendësi edhe hakmarrjen apo llogaritë e mundshme të përballjes së mesjavës në Kupë.

Fitorja i orienton të dyja ekipet drejt objektivave, korçarët për mbijetesë dhe durrsakët për titullin. Laçi dhe Bylisi gjithnjë kanë dhuruar ndeshje të dyluftuara, aq më shumë që dy ekipet vijnë në këtë përballje pas incidentit që ndodhi në fazën e tretë në Ballsh, ku Nuabueze u bë protagonist i shpërthimit të një sherri masiv në fushë. Kësaj sfide i shkon përshtat titulli i romanit historik të shkrimtarit rus, Leon Tolstoi, “Lufta dhe paqja”.

k

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"