Kategoria Superiore në katër ditë/ Spikat derbi i kryeqytetit, zbulohet axhenda e javës së 17-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 23:00

Kategoria Superiore në katër ditë/ Spikat derbi i kryeqytetit, zbulohet axhenda e javës së 17-të

Në pritje të ndeshjes së fundit të javës së 16-të në Kategorinë Superiore, mes Kukësit dhe Dinamos, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, zbulohet zyrtarisht dhe axhenda e javës së ardhshme ku do të luhet në katër ditë.

abissnet superiore

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë Vllaznia-Egnatia e cila do të luhet të premten e 21 janarit në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të shtunën e 22 janarit do të zhvillohen dy takime në të njëjtin orar 13:45.

Partizani do të ndeshet ndaj Kastriotit në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta-Laçi do të sfidohen në stadiumin “Arena Egnatia”.

Të dielën e 23 janarit do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku në stadiumin “Loro Boriçi”, Kukësi përballet kundër Skënderbeut.

Ndërsa javën e 17-të e përmbyll derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana, e cila do të zhvillohet ditën e hënë, në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.

AXHENDA E JAVËS SË 17-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E premte, 21 Janar 2022 –

VLLAZNIA – EGNATIA | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi” |

E shtunë, 22 Janar 2022 –

PARTIZANI – KASTRIOTI | 13:45 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

TEUTA – LAÇI | 13:45 | Stadiumi “Arena Egnatia” |

E dielë, 23 Janar 2022 –

KUKËSI – SKËNDERBEU | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi” |

E hënë, 24 Janar 2022 –

DINAMO – TIRANA | 19:45 | Stadiumi “AIR Albania” |

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"