KATEGORIA SUPERIORE/ Kukësi dhe Dinamo në fushën e blertë, ja sfidat interesante të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 12:02


KATEGORIA SUPERIORE/ Kukësi dhe Dinamo në fushën e blertë, ja sfidat interesante të ditës së sotme

Sot, Kategoria Superiore mbyll javën e 10-të me dy ndeshjet e fundit të saj.

abissnet superiore

Në orën 13:45 do të luhen dy takime, ku në stadiumin e qytetit të Laçit, skuadra e Kukësit do të gjejë përballë Egnatian.

Verilindorët synojnë triumfin për të përfituar nga ndalesa e Tiranës dje ndaj Skënderbeut për t’iu afruar bardhebluve në kreun e renditjes me -1 pikë, ndërsa skuadra rrogozhinase kërkon me çdo kusht fitoren, që i mungon prej 4 ndeshjesh.

Dueli tjetër do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Dinamo do të sfidojë Kastriotin.

Të dyja skuadrat vijnë me rezultate pothuajse të njëjta teksa kërkojnë fitoren për të bërë kthesën që në këtë ndeshje.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

ND

PANORAMASPORT.AL