KATEGORIA SUPERIORE/ Kryeqyteti mban frymën, sonte luhet derbi Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 14:39

KATEGORIA SUPERIORE/ Kryeqyteti mban frymën, sonte luhet derbi Partizani-Tirana

Sonte duke filluar nga ora 19:00, kryeqyteti mban frymën pasi do të zhvillohet derbi Partizani-Tirana në stadiumin “AIR Albania”.

derbi-2019-air-albania

Një derbi me shumë rivalitet do të jetë ky i sotmi ku kampionët aktualë të Shqipërisë nuk mposhten nga Partizani prej pesë ndeshjesh.

Ndërsa “demat e kuq” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të kampionatit me 12 pikë, +4 nga bardheblutë e vendit të 5-të.

Skuadra e Orges Shehit do ta luajë këtë ndeshje pas fitores ndaj Teutës, teksa nuk mposhten prej 3 ndeshjesh, disfata e parë dhe e fundit ishte kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 1-2.

Edhe të besuarit e Xhovani Kolelës gjithashtu e kanë provuar shijen e humbjes, teksa ishte përpara 2 takimeve, ajo ndaj Erzenit në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.

Sonte në mbrëmje premtohet spektakël nga të dyja ekipet, teksa tifozët pritet që ta tejmbushin stadiumin “AIR Albania”.

NDESHJA E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

ND

RENDITJA –

RE

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"