Kategoria e Tretë/Lojtari humbet ndjenjat, shënon trajneri i Belshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2016 | 19:11

Kategoria e Tretë/Lojtari humbet ndjenjat, shënon trajneri i Belshit

Minifinalja e grupit “B” ndërmjet Spartakut dhe Devollit, ku të dyja skuadrat ishin me pikë të barabarta, u zhvillua në kompleksin “Olimpik” në Yrshek, nën masa të rrepta të sigurie. BelshiRreth 200 tifozë kanë mbështetur Spartakun, megjithatë në fund ishte Devolli që arriti të fitonte në shifrat 3-1, duke marrë përkohësisht kryesimin e grupit B.

Por në fundin e ndeshjes në fushë ka pasur panik. Lojtari i Spartakut, Denild Cane, pas një përplasje me portierin Dushku ka rënë në tokë pa ndjenja dhe i ka kaluar gjuha poshtë. Pas ndërhyrjes së mjekëve të pranishëm, lojtari është dërguar drejt Spitalit Ushtarak dhe mësohet se gjendja e tij është normalizuar.

Elbasan

Në takimet që janë luajtur në Elbasan, Belshi ka bërë “poker” ndaj Turbinës B, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Vlen për t’u përmendur dopieta e Selmanit, si edhe goli i Sadikut me 11- metërsh. Ndërkohë, gol shënoi edhe vetë trajneri i skuadrës së Belshit, Blerim Kuqja, që hyri si zëvendësues.

Ndërsa Flamurtari B ka mundur pastër 3-0 Gostimën në një ndeshje që foli më mirë për vlonjatët. Ai që hapi serinë e golave ishte Brahimaj në të 12-n, duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij. Më pas, shënuan me radhë Idrizaj në pjesën e parë dhe më pas Toska në të dytën. Edhe pse Gostima u mundua të shënojë të paktën një gol nuk e arriti.

BELSHI – TURBINA B 4-1
GOLAT: Selmani 24′, 53′, Sadiku 39′ (11-m), B. Kuqja 32’/ Bajrami 28′
BELSHI: Peqini, Jança, Puka, Struga (D. Paprri 80′), S. Paprri, J. Kuqja, Kruja, Mezini (K. Paprri 46′), Çarçiu (B. Kuqja 46′), Sadiku, Selmani. Trajner: B. Kuqja
TURBINA: Gjika, Drazhdi, Bajrami, Shkoza, Biba, Qefa (Latifi 70′), A. Shabani, E. Shabani, Omeri (Gushonji 57′), Shehu, Luli (Tafa 80′). Trajner: A. Biba
GJYQTARË: D. Muça, U. Korra, R. Muzhaqi (Elbasan)

Flamurtari B – Gostima 3-0
GOLAT: Brahimaj 12′, Idrizaj 22′, Toska 78′
FLAMURTARI B: Kabello, Lila, Mahilaj (Sinaj 77′), Gjinaj, Hoxhaj (Nanaj 70′), Toska, Islamaj (Lamaj 85′), Aliaj, Sina, Idrizaj, Brahimaj. Trajner: D. Sadedini
GOSTIMA: Balla, Marashi, Gjorga, Lesko, Çopja, Plaka, Musaku (Idrizi 56′), D. Idrizi (Shuke 65′), Verçani, Xhika, Meta (Mici 23′). Trajner: F. Bilali
GJYQTARË: E. Demiraj, G. Kamolli, B. Balliu (Pogradec)

Spartaku T.- Devolli 1-3
GOLAT: E. Rizvani 75′ (11-m) / Bleta 7′, Trem 72′ (11-m), Pleshti 90’+3
SPARTAKU T: Livani, Menaj, Hysko, D. Cane (Zejneli 90′), Klosi (Dahriu 70′), A. Rizvani (Adili 57′), E. Rizvani, Harroku, Azizi, Metaj, Spahiu. Trajner: A.Vangjeli.
DEVOLLI: Dushku, Çoko, Përe, Braholli, F. Cane, Metolli, Mallbati, Kambo, Fifo (Pleshti 73′), Trem (Xhaholli 85′), Bleta (Xhaçi 57′). Trajner: K.Skoti.
GJYQTARË: E.Bastari, R.Dobruna, Xh.Mani, E.Spahiu (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Klosi 14′, Menaj 34′, E. Rizvani 52′ / Bleta 9′, Trem 21′, Fifio 22′, F. Cane 28′, Çoko 30′, Pleshti 68′.
KARTONË I KUQ: Metaj 71′

Përgatiti: A. Dushku/V. Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"