KATEGORIA E TRETË/ Shkëputet AF Luftëtari, thyen rivalin direkt dhe kryeson i vetëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2021 | 18:50

KATEGORIA E TRETË/ Shkëputet AF Luftëtari, thyen rivalin direkt dhe kryeson i vetëm

AF Luftëtari ka fituar sot në kompleksin e Kamzës një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit të Kategorisë së Tretë, duke mundur minimalisht 1-0 rivalin direkt, Murlani. Skuadra gjirokastrite dominoi lojën, ndërsa diferencën e bëri në pjesën e dytë, ku krijoji shumë raste në portën e ekipit që përfaqëson zonën e Vaut të Dejës.

luftetari af

Goli i avantazhit u shënua në minutën e 84-t nga Skerdi Matushi. Portieri i Murlanit, Rexhepi, me ndërhyrjet e tij, shpëtoi ekipin nga të paktën 4 gola të sigurt. Ranë në sy goditjet nga jashtë zone të Bonit, Bathës dhe Brahos, teksa ky i fundit tronditi edhe tranversën. Pas kësaj fitoreje, Akademia e Futbollit Luftëtari, kryeson e vetme renditjen me 18 pikë, 3 më tepër se Murlani i vendit të dytë. Gjirokastritët po ecin me hapa të sigurt drejt Kategorisë së Dytë, si hapi i parë për të synuar në vazhdimësi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

af luftetariii

Ndërkohë, po sot në Kamzë është luajtur edhe ndeshja mes Drinit dhe Spartakut, që ka përfunduar me fitoren e thellë 1-6 të këtyre të fundit. Tanushi, Jonuzi dhe Adili shënuan nga dy herë secili për Spartakun, ndërsa Biba realizoi fillimisht për Drinin. Mbeten për t’u luajtur edhe tri javë kampionat, ndërsa vendet 1 dhe 2 ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë, ndërsa ekipi që e mbyll i treti ka gjithashtu një shans, pasi luan finale me skuadrën që humbet takimin “play out” të Kategorisë së Dytë.

RENDITJA

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"