Kategoria e Tretë, shkëlqen Mirdita

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 11:03

Kategoria e Tretë, shkëlqen Mirdita

Skuadra e Mirditës ka triumfuar në fundin e takimit ndaj ekipit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke shpërthyer në 15 minutat e fundit dhe duke fituar 4-1.

ZKM - Mirdita

Të parët që kanë shënuar ishin mirditorët me anë të Pepkolajt në minutën e 17-të. Me fillimin e së dytës ishte ZKM që barazoi.

Por, në 15 minutat e fundit skuadra e universitetit tregon shenja lodhjeje dhe më tej gjithçka foli për mirditorët, të cilët shënuan golin e avantazhit me anë të Shtinjës dhe më pas edhe dy herë të tjera.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"